Hilary Duff nuk e ka aspak problem të darkojë me ish-in dhe bashkëshortin!

Aktorja Hilary Duff dhe bashkëshorti i saj Matthew Koma kanë darkuar bashkë me ish të dashurin e Duff, Joel Madden dhe gruan e tij Nicole Richie gjatë vikendit.
Ata u shoqëruan edhe nga miq të tjerë.
Fotografia e tyre u publikua në një InstaStory, ku secili nga ta duken më të lumtur se kurrë pranë më të dashurve të tyre.
Lidhja e Duff dhe Madden mori fund afro një dekadë më parë, pas një lidhje diku 2 vjet e gjysmë.
“Për çdo vajzë me të cilën kam pasur një lidhje kam respekt dhe çdo herë mundohem të kem marrëdhënie të mira. Nuk më duket shumë e nevojshme të bëhemi miq, por për shkak të kohës që keni kaluar së bashku, duhet të jesh i respektueshëm dhe i sjellshëm”, ka thënë Madden./21Media

Back to top button