Hill: Më vjen mirë që shoh ushtrinë amerikane dhe serbe duke mësuar nga njëra-tjetra

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka shpërndarë një video në Twitter teksa shihet duke parë me dylbi ushtrimet e përbashkëta të ushtrisë amerikane dhe asaj serbe, në një bazë afër Bujanocit.

“Stërvitjet e përbashkëta si Platinum Wolf forcojnë partneritetin tonë dhe ndihmojnë ushtritë tona të sigurojnë paqen dhe sigurinë në mbarë botën. Më vjen mirë të shoh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra – le të bëjmë më shumë stërvitje të tilla“, shkroi Hill në Twitter, duke përdorur hashtagun “#Sëbashkumëtëfortë“. /21Media

Back to top button