Hill mirëpret lirimin e policëve që ishin të kidnapuar nga forcat serbe

Lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin të kidnapuar nga forcat serbe, në veri të vendit e ka mirëpritur  Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.

“I mirëpresim lajmet për vendimin e gjykatës për t’i liruar policët e Kosovës. Ne presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në shtensionim të situatës aktuale”, ka thënë Hill, raporton “Kosovo Online”.

Lidhur me situatën në veri ai ka bërë thirrje për miratimin e planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm në dialog.

Back to top button