Hiqen barrikadat në veri

(Lajm i plotësuar)
Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit.
Sipas informacioneve nga terreni, barrikadat janë larguar edhe në Mitrovicë të Veriut, shkruan REL.
Barrikadat janë hequr nga rrugët edhe në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.
Te barrikada në Rudarë dhe tek ajo në Mitrovicë të Veriut janë parë njerëz me maska.
​Vazhdon largimi i barrikadave në veri
Në veri po vazhdon heqja e barrikadave të vendosura nga serbët.
Sapo u largua njëri nga tre kamionët e vendosur tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.
Më herët është bërë largimi i barrikadave në Rudare, ndërkohë që pritet të vazhdojë edhe heqja e barrikadave të tjera.
Janë hequr dy barrikada në afërsi të Zubin Potokut, po largohen edhe kamionët nga Rudari
Dy barrikada në afërsi të Zubin Potokut dhe liqenit të Ujmanit janë hequr sot, kështu raportojnë mediat serbe.
Mediat serbe gjithashtu raportojnë se ekziston mundësia që një pjesë e barrikadave të hiqet sot, ndërsa pjesa tjetër të mbetet për nesër.
Fillon largimi i barrikadave në Rudarë
Ekipi i RTV21 nga vendi i ngjarjes raporton se kamionët që kishin bllokuar rrugën në Rudarë, tashmë janë ndezur dhe kanë filluar të largohen.
Personat që po i largojnë barrikadat shihet se janë të maskuar.

Nis lëvizja e kamionëve nga Lagja e Boshnjakëve
Është lëvizur kamioni i parë i barrikadave në veri të vendit.
Kamioni në fjalë ka qenë në lagjen e Boshnjakëve, ndërsa ka qenë i parkuar anash rrugës. Megjithatë, ende nuk kanë lëvizur dy kamionët tjerë që e kanë bllokuar rrugën.
 
​Lirohet për qarkullim pika kufitare ”Merdare”

Vendi ku ndodhej barrikada/ rel
Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se  rruga e cila ishte bllokuar më 27 dhjetor, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, ka shkruar ai.
Për sot është paralajmëruar edhe largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës.
Barrikadat në veri janë vendosur me 10 dhjetor si kundërshtim ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror në Mitrovicë të Veriut si dhe Zubin Potok./21Media

Back to top button