Hiqet gjendja e emergjencës me COVID në Kosovë

Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë hoqi gjendjen e emergjencës për COVID-19, kështu ka vepruar edhe Kosova.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë pas rekomandimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Marrë parasysh rekomandimet e IKSHP-së, OBSH-së, dispozitat e ligjit për parandalimin e virusit, vlerësojmë se nuk ka më arsye për masa anti-COVID”, ka thënë Vitia ndër tjera./21Media

Back to top button