Hiqet homologimi për automjetet e reja

MTI ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MTI), ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për ta kryer atë.

“Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës. I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

Ky është një hap i ndërmarrë drejt lehtësimit të procedurave dhe uljes së kostos të cilën duhet të paguajnë qytetarët.

Në korrik të këtij viti u dorëzua në Kuvendin e Kosovës peticioni me mbi 10 mijë nënshkrime të qytetarëve për heqjen e homologimit./21Media

Back to top button