Hiqet ora policore në Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve të shëndetësisë në Shqipëri vendosi sot të heqë orën policore, e cila kufizonet lëvizjen e qytetarëve pas orës 23:00.
Sipas një njoftimi të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale, komiteti teknik vendosi lehtësimin e masave për shkak se situata epidemiologjike paraqitet më e qetë.

Gjithashu Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar që vaksinimi i fëmijëve është i këshillueshëm të nisë nga mosha 12 vjec për të gjithë fëmijët.
Gjithashtu, vijon të mbetet në fuqi mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe kufizimi deri në 30% të kapacitetit për grumbullimet në hapësirat e mëdha, si stadiume apo kinema./21Media
Back to top button