Historia e dashurisë së 17 vjeçarit me 71 vjeçaren

Geri ishte 17 vjeç kur pa Almedën për herë të parë te varrezat. Sytë e tyre u ndeshën, u kuptua menjëherë për të dy “Është dashuri!” Ata u martuan katër muaj më vonë. Ai ishte 17, ajo 71-vjeçare!
Ajo që tingëllon si një përmbledhje e filmit klasik “Harold dhe Maude” (1971) është historia e Gary Hardwick tani 23 dhe gruas së tij Almeda 77-vjeçare nga Maryville.
Çifti amerikan ka gjashtë vjet që janë martuar dhe thonë se janë të lumtur.
Mirëpo, Gary për BILD tha se në fillim kishte shumë armiqësi. “Njerëzit thoshin se martesa jonë nuk do të zgjaste një vit. Sot jemi më të dashuruar se kurrë më parë”.
Ata u martuan më 26 tetor të vitit 2015 – një ditë para ditëlindjes së 18-të të Gary. Kjo lejohet në SHBA me pëlqimin e prindërve.
Të dy jetojnë në një apartament modest dhe e tregojnë dashurinë e tyre në të gjitha aspektet në rrjetet sociale. Tani ata kanë ngarkuar më shumë se 300 video. Në shumicën videove, ata këndojnë këngë dashurie së bashku për 136,500 ndjekësit e tyre. Ata fitojnë aq shumë para me të, saqë mund të kursejnë edhe për një shtëpi./21Media

Back to top button