Historia e Ëmblës në mediat ndërkombëtare
Historia e 11-vjeçares, Ëmbla Ademi zuri vend edhe në mediat ndërkombëtare. Për Ëmblën ka shkruar edhe mediumi britanik “Daily Mail”.
“Një vajzë 11-vjeçare, e cila po ngacmohej, është dërguar me këmbë në shkollë nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, pasi kishte dëgjuar se ajo ishte duke u ngacmuar nga shokët e klasës dhe prindërit e tyre”, ka shkruar “Daily Mail”.
Presidenti Stevo Pendarovski u mbajt për dore me Ëmbla Ademin teksa po shkonin në shkollën e saj në qytetin e Gostivarit.
Tutje “Daily Mail” ka raportuar se ai gjithashtu foli me prindërit e Ëmblës për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballet çdo ditë, transmeton rtv21.tv.
Pendarovski u fotografua duke ecur dorë për dore me Ëmbln të hënën pasi ai dëgjoi se ajo po ngacmohej nga shokët e klasës.
Disa prindër ishin ankuar gjithashtu se Ëmbla ishte në të njëjtën shkollë me fëmijët e tyre dhe madje bojkotuan mësimet ku ishte edhe nxënësja.
Prindërit e shokëve të Ëmblës kishin pretenduar se ajo ishte ‘agresive’ dhe si rezultat, nxënësja ishte ndarë nga nxënësit e tjerë dhe punonte në një sallë të ftohtë të shkollës me një nxemje të vogël pranë saj.
Por prindërit e revoltuar protestuan kundër planeve të integrimit dhe bojkotuan mësimin, që do të thotë se që nga 1 shkurti, vajza 11-vjeçare është ulur e vetme në një klasë.
Me të dëgjuar për trajtimin e Ëmblës, presidenti Pendarovski theksoi duke vizituar familjen e saj dhe duke e çuar atë në shkollë.
“Presidenti tha se sjellja e atyre që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jotipikë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Pendarovskit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri paraprakisht kishte paralajmëruar se Ëmbla do të riintegrohet në paralele.
“Ëmbla do të ndjekë mësimet e rregullta”, tha babai i saj Ilir Ademi javën e kaluar, ka shkruar “Daily Mail”./21Media