HISTORIKE, Kosova siguron play-offin e Botërorit 2026

(Lajm i përditësuar
Kosova sonte ka arritur sukses historik në futboll. Me fitoren 2:0 në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova e ka siguruar play-offin e Kampionatit Botëror 2026, që në vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi
Fisnik Asllani e ka kaluar Kosovën në epërsi prej një goli ndaj Sllovenisë.
Një numër shumë i madh i tifozëve të Kosovës janë të pranishëm në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë të Sllovenisë.
Kjo konfirmohet edhe nga videot e publikuara nga mediumi “Ekipa.svet.24.si” i Sllovenisë.
Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare
“Dardanët” nga ora 20:45 luajnë përballë Sllovenisë në Lubjanë, në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Botërorin 2026.
Selektori Foda ka vendosur që t’i përmbahet sistemit 5-3-2.
Sulmit i prijnë Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.
Mesfusha përbëhet prej Leon Avdullahut, Elvis Rexhbeçajt dhe Florent Muslijës.
Në repartin defensiv janë Albian Hajdari, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda.
Në portë është Amir Shaipi.
