Hodaj: Nuk u ndërlidh përgjegjësia e Mustafës me Shtabin e UÇK-së

Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale Taulant Hodaj, duke komentuar dënimin me 26 vjet burgim ndaj Salih Mustafës tha se me këtë vendim Specialja po tregon se politikat ndëshkimore i ka më të larta se gjykatat e tjera.
Në emisionin “21 Drejtpërdrejtë” avokati Hodaj tha se juridikisht Mustafa u dënua për veprimet individuale dhe jo UÇK-ja.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.
“Dënim me 10 vjet burgim për krimi ne luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues./21Media

Back to top button