Hodaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së para pushimeve verore

Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Taulant Hodaj tha për RTV21 se para pushimeve verore mund të pritet një vendim i shkallës së parë në rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas tij, muaji maj është fundi i afatit 90 ditor nga përmbyllja e çështjes gjyqësore që trupi gjykues ka në dispozicion për marrjen e një vendimi, por që sipas mund të kërkohet edhe afat shtesë prej 60 ditësh. Megjithatë ai pret që brenda afatit 90 ditor të merret vendimi.
I pyetur rreth mundësive për një aktgjykim lirues, Hodaj tha për rtv21 se pritshmëritë në Kosovë janë për një gjë të tillë.
“Po ashtu është dhe besoj se gjithsesi do të kemi një vendim para pushimeve verore se këto tribunalet ndërkombëtare që unë e konsideroj edhe Gjykatën Speciale si një të tillë , faktikisht gjithë mundohen t’i bëjnë ose para pushimeve verore, ose para Vitit të ri, rastet e mëdha të përmbyllen…besoj që këtë do ta bëjnë para pushimeve verore.”, u shpreh Hodaj për rtv21./RTV21/21Media