Holanda dhe Ekuadori ndajnë pikët

(Lajm i përditësuar)
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Ekuadorit, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Pas plot 90’ minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International”, Holanda dhe Ekuadori kanë barazuar me shifrat 1:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Cody Gakpo, i cili kaloi Holandën në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 6’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e barazimit për Ekuadorin e shënoi Enner Valencia në minutën e 49’, kur edhe e vulosi rezultatin final të ndeshjes në 1:1.
Me pikët e reja, Holanda vazhdon ta kryesojë Grupin A me katër pikë, aq sa ka edhe Ekuadori në vendin e dytë.
Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1.
Holanda kalon në epërsi ndaj Ekuadorit
Ende pa kaluar minuta e 10’ dhe tanimë kemi golin e parë në përballjen mes Holandës dhe Ekuadorit.

Kombëtarja e Holandës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Ekuadorit.
Ishte Cody Gakpo ai i cili zhbllokoi rezultatin i pari në ndeshje, duke kaluar Holandën në epërsi qysh në minutën e 6’.

Fillon ndeshja mes Holandës e Ekuadorit
Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Ekuadorit.
Holanda do ta kërkojë me çdo kusht fitoren sot kundër Ekuadorit, fitore kjo e cila do të ishte e dyta me radhë në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Momentalisht, Holanda dhe Ekuadori gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve në Grupin A, me tre sosh të arkëtuara, në pozitat një dhe dy në tabelë.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin maj të vitit 2014, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Back to top button