Holanda konfirmon mbështetjen e re ushtarake për Ukrainën

 
Holanda ka premtuar se do të dërgojë mbështetje shtesë ushtarake në Ukrainë.
Dërgesa përfshin 200 raketa ‘Stinger’ dhe 50 armë antitank ‘Panzerfaust-3’ me 400 raketa.
Ministrja e Mbrojtjes Kasja Ollongren thotë se ata po hetojnë gjithashtu, në bashkëpunim me Gjermaninë, mundësinë e furnizimit me raketa ‘Patriot’ për një grup beteje të NATO-s që po formohet në Sllovaki, raporton BBC.
‘Stingers’ mund të vendosen kundër avionëve dhe helikopterëve me një distancë deri në 5 km.
Parlamenti i Holandës tashmë ka rënë dakord të sigurojë jelekë balistikë, helmeta luftarake, pushkë snajper, municione dhe sisteme të zbulimit të minave./21Media

Back to top button