​Hollande parashikon kalim miqësor të pushtetit

Presidenti në largim thotë se procesi i kalimit të postit do të bëhet i thjeshtë dh miqësor

Presidenti francez në ikje, François Hollande u shpreh sot se do të bëjë gjithçka në mënyrë që kalimi i pushtetit me pasardhësit dhe ish-ministrin e tij, Emmanuel Macron të zhvillohet në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe miqësore.

Kalimi i pushtetit do të zhvillohet të dielën në pallatin Elize.

“Jam për suksesin e vendit tim, aspiroj që Emmanuel Macron të përmbushë me sukses mandatin e dhënë nga populli”, tha presidenti socialist në një intervistë për media, gjatë një vizite në fondacionin e tij “Franca angazhohet”, qw ndodhet në jug të Parisit.

Ndërsa i është drejtuar një pyetje se në ç’gjendje psikologjike do të ishte në momentin e dorëzimit të çelësave të Elizesë ish-ministrit të tij të Ekonomisë, Hollande konfirmoi qëllimin e tij se do të bënte gjithçka që ky proces të ishte i thjeshtë, i qartë dhe miqësor.

“Nuk po ia kaloj pushtetin një kundërshtari politik, është gjithsesi më e thjeshtë”, u shpreh ai.

Back to top button