Hong Kong-u do t’i lehtësojë masat antiCovid

Hong Kongu do t’i heq pothuajse plotësisht kufizimet për Covid këtë javë.
Nga e enjtja, njerëzit që mbërrijnë në qytet nuk do të duhet të bëjnë më teste të detyrueshme PCR.
Sistemi i kalimit të vaksinave gjithashtu do të hiqet – por maskat mbeten të detyrueshme në vendet publike.
Nga e enjtja hiqet ehde rregulli që kufizon numrin prej 12 personash që mund të mblidhen jashtë.
Kjo u rrit nga katër persona në tetor si pjesë e masave për të filluar rihapjen e qytetit.
Më shumë se 11,000 njerëz kanë vdekur me Covid në Hong Kong, sipas numrave zyrtarë, nga më shumë se 2.5 milion raste./21Media

Back to top button