Hoqi vulat zyrtare nga lokali, arrestohet një grua në Fushë Kosovë

Një grua është arrestuar të dielën në Fushë Kosovë pasi në mënyrë të kundërligjshme, nga lokali i saj i ka larguar vulat e vendosura nga inspektorati kompetent.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar të hënën se arrestimi i saj ka ndodhur në mbrëmje.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button