Horoskopi ditor, 08 maj 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Me Hënën që keni në favor do të jeni të papërmbajtshëm, do të keni sukses dhe me takimet. Në punë, përkundrazi, duhet të përdorni aftësitë maksimale, sepse kështu si jeni nuk dukeni aspak i pazëvendësueshëm.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Në dashuri, mos krijoni polemika, por përpiquni t’i lini gjërat të rrjedhin qetë. Në punë, zgjidhjet janë në rrugë e sipër por mos u relaksoni shumë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Afërdita e favorshme përforcon emocionet, nëse keni dikë në zemër, vazhdoni të përparoni. Në punë, nga ana tjetër, po dalin zgjidhje edhe për ato që kanë të bëjnë me praktikat burokratike.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në dashuri, qëndroni larg polemikave dhe përpiquni të mos nxisni diskutimet, të paktën për dy ditët e ardhshme, e diel 8 dhe e hënë 9. Në punë, ndoshta jeni penduar për zgjedhje shumë të nxituara që keni bërë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Emocionet janë protagoniste këtë të diel. Nëse keni në krah personin e duhur mund të përfshini veten në ndonjë projekt afatgjatë. Në punë, sakaq, periudha është plot ndryshime.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Kohët e fundit u keni dhënë fare pak hapësirë ​​ndjenjave, puna ju përthith plotësisht! Megjithatë, në aspektin profesional, ka ide të reja pozitive për muajt e ardhshëm.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Hëna e favorshme jep emocione të bukura, edhe nëse preferoni të shkoni me vrap në planet tuaja. Në punë, nga ana tjetër, duhet të rishikoni një projekt dhe të vendosni për marrëveshje të reja.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Dita është përgjithësisht pozitive, pak lodhje më së shumti në mbrëmje, por asgjë që nuk mund të zgjidhet pa një gjumë të mirë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Jeni veçanërisht energjikë këtë të diel, vallë a mos vjen kjo pasi jeni duke njohur dikë? Të preferuara janë kontaktet me persona në qytete të tjera.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Dita është pozitive, përpiquni t’i merrni gjërat lehtë dhe gjithçka do të kthehet në favorin tuaj.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Këtë të diel 8 maj përpiquni të bëni vetëm atë që është fort e nevojshme, lodhja e punës ndihet dhe prandaj keni nevojë për një pushim.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Këshilla për këtë të diel është që të kaloni kohë me ata që doni. Për ju vlen shumë sepse shpirti juaj do të ndjehet shumë i lehtësuar.

Back to top button