Kaloni te përmbajtja kryesore

Horoskopi ditor, 16 shkurt 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Në dashuri gjatë fundjavës do ketë probleme, keni pasur pak distancë nga partneri. Në punë, mos bëni shumë kërkesa. Përkundrazi, përpiquni të eçni përpara dhe të kapërceni vështirësitë!

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ata që kanë jetuar një histori dashurie prej disa kohësh, të mërkurën mund të thonë se çfarë nuk shkon. Në punë është më mirë të realizoni një projekt, por pa nervozizëm!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Ditë e mirë për dashurinë, moment i shkëlqyer për të qartësuar zemrën tuaj. Në punë, përpiquni të kujdeseni për detajet. Ndonjëherë jeni shumë të nxituar dhe nuk mendoni mirë për pasojat!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Fundjava në dashuri do të jetë paksa jo e mirë, pak a shumë si ajo e 5 dhe 6 shkurtit. Në punë, përpiquni të filloni një projekt të ri për të ardhmen!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në dashuri nuk ka shumë probleme, por ju jeni pak dembel dhe i pangopur. Ndoshta ju intereson dikush shumë larg jush? Në punë jeni pak të shqetësuar dhe do t’ju duhet të përballeni me sfida të reja!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në dashuri, tre ditët e ardhshme janë interesante. Përpiquni të jepni më të mirën. Në punë, periudha është e rëndësishme, por kujdes çështjet ligjore apo kontratat që duhen rishikuar!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Hëna të mërkurën është në anën tuaj, lajme të mira në dashuri me të lindurit e shenjës së Luanit ose Shigjetarit. Në punë ka diçka të çuditshme në ajër, por nuk keni faj!

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në dashuri të mërkurën është më mirë të shmangni polemikat sepse mund të ketë diskutime të vjetra. Në punë një situatë e bukur dhe e rëndësishme astrologjike për të ardhmen!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri, dita është e veçantë, nëse jeni beqar, çfarë prisni të shikoni përreth? Në punë, një moment i rëndësishëm dhe i fortë për të bërë një zgjedhje. Mos prisni shumë!

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Moment i mirë për dashurinë, Hëna është me ju të enjten dhe të premten. Në punë mundohuni të merrni iniciativa dhe të kapërceni problemet për të eçur përpara!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri është më mirë të tregoheni të kujdesshëm, veçanërisht me të lindurit në shenjën e Luanit dhe Demit. Në punë, mundësitë që ju ofrojnë janë për t’u vlerësuar!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Dashuria është në ditët e saj të mira, një situatë e favorshme edhe për beqarët. Në punë, kujdes pasdite do të jeni të lodhur!

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button