Hoti e Palmer bisedojnë për shumë tema

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer.

Siç njofton zyra e Kryeministrit, Hoti dhe Palmer kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera.

Hoti ka falënderuar Palmer për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit./21Media

Back to top button