Hoti: Familja Jashari bashkë me UÇK-në e bëri luftën e saj të lavdishme

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti sot mori pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 23- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Para të pranishmëve të shumtë, Hoti tha se Familja Jashari me UÇK-në e bëri luftën e saj të lavdishme si një grup i vogël që më pas u rrit dhe u shndërrua në një forcë të madhe, e që ndryshoi rrjedhën e historisë së popullit tonë dhe çoi drejt krijimit të elementit bazik për aleancën me botën e vlerave të civilizimit e demokracisë.

Më tej, siç u theksua në komunikatë, Hoti u shpreh se përvjetorët si ky duhet të shtojnë edhe më shumë përgjegjshmërinë në detyrat që kemi në proces dhe ato që na presin në të ardhmen në mënyrë që ngjarjet si kjo t’i shënojmë duke renditur sukseset dhe të arriturat si shtet dhe si shoqëri.

“Ky do të jetë vlerësimi, respekti dhe nderimi më i lartë që u bëjmë atyre që dhanë më të shtrenjtën-Jetën e tyre për ne dhe të ardhmen tonë”, u shpreh tutje Hoti.

Back to top button