Hoti i bën thirrje deputetëve
Sipas ministrit po humbin miliona për shkak të demarkacionit
Ministri i Financave, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të kenë parasyshë votën e tyre lidhur demarkacionin.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës në veçanti studentët e bizneset, po i vuajnë pasojat e mos-liberalizimit të vizave.
“Studentët kosovarë humbin mundësinë për pjesëmarrje në konferenca apo për vizita akademike si shkak i procedurave për marrje të vizave. Bizneset kosovare humbin miliona në pamundësi të lëvizjes lirshëm në tregun e madh të BE-së për shkak të vizave”, ka thënë Hoti, përmes një postimi në “Facebook”.
Ai ka thënë se të gjithë deputetët, pozitë dhe opozitë, le të marrin parasysh këto kur të vendosin për votën e tyre lidhur me demarkacionin.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi do të del për votim në Kuvend javën që po vjen./21Media