Hoti i jep propozime anti-krizë Qeverisë Kurti për t’i ndihmuar qytetarët

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka propozuar katër veprime me të cilat qytetarët do të ndihmoheshin në përballje me inflacionin.

Hoti ka thënë se këto veprime që e zbusin krizën, po mungojnë që nga muaji mars.

“1. Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit,
2. Rritja e pagës minimale në sektorin privat,
3. Ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH,
4. Pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë”, ka propozuar Hoti në Facebook.

Tutje, Hoti ka thënë Qeveria Kurti jo vetëm që nuk po ul tatimet, por po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi edhe duke mos implementuar qindra miliona euro investime kapitale.

“Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës. Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve”, ka thënë deputeti i LDK-së./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button