Hoti i reagon Muratit: Kur s’rriten pagat e bllokohen milionat sigurisht se buxheti del në suficit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, të martën ka bërë të ditur se deficiti buxhetor është zvogëluar në -46.1 milionë euro.

Murati tha se ky është një rekord historik, teksa shtoi se financat publike janë kthyer në binarë.

Megjithatë, Avdullah Hoti nga LDK-ja u shpreh se suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike të prezantohet si sukses është naivitet.

“Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor. Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, ka reaguar Hoti.

Murati përmes një grafikoni ka bërë të ditur se deficiti buxhetar në vitin 2018 ishte -177.2 milionë euro, në vitin 2019 ishte 205.3 milionë euro, në vitin 2020 ishte deficiti tejet i madh me 512.7 milionë euro, ndërsa deficiti buxhetor ra në vitin 2021 në 104 milionë euro./21Media

Back to top button