Hoti: Kosova nuk ka tokë me nda!

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së foli kundër presidentit Thaçi

“Është e pa pranueshme që të ambalazhohet dialogu me Serbinë me gjysmë të njohura dhe dykuptimësi. Kjo qasje e Presidentit u pa edhe sot në konferencën për medie.”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook, pas konferencës së presidentit Hashim Thaçi pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, shkruan rtv21.tv.

“Ne nuk mund të “manovrojmë” me procesin e dialogut”, ka shtuar Hoti, duke deklaruar se Kosova duhet të dialogojë, dhe do të dialogojë sepse nuk ka alternativë tjetër.

Hoti e përfundon shkrimin e tij duke theksuar se Kosova nuk ka tokë për të ndarë./21Media

Back to top button