Hoti: Kosova s’e meriton këtë lidership

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas Ambasada Amerikane në Kosovë bëri të ditur se ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Hoti ka thënë se Kosova nuk e meriton një lidership të tillë.
“Shumë keq.Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit”, shkroi Hoti.