Hoti: Kosova së shpejti do ta ketë vendin në hartën e UNESCO-s

 

Kryeministri Avdullah Hoti mori sot pjesë në ngjarjen kulturore, në të cilën u  promovua diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale në Parkun arkeologjik “Ulpiana”.

“Është ngjarje shumë e mirë që sot në këtë vend historik mijëra vjeçar bashkë edhe me Manastirin e Graçanicës edhe plot pasuri tjera historike kulturore të Kosovës që përbëjnë histori edhe trashëgimi botërore, të jemi bashkë ne promovimin e këtyre veshjeve kombëtare. Ndjehemi mjaftë të nderuar që kjo trashëgimi e jona nxitë interesim edhe të studiuesve, studentëve, profesorëve nga Kili, India, e nga vendet e ndryshme të botës”, u shpreh kryeministri Hoti.

Hoti, siç bëri të ditur zyra e Kryeministrit, tha se Kosova së shpejti do ta ketë vendin në hartën e UNESCO-s.

“Ne shpejt duhet të lëvizim drejt anëtarësimit edhe në organizata ndërkombëtare për të promovuar më shumë kulturën tonë edhe diversitetin kulturor që e kemi si Kosovë”, theksoi kryeminitri Hoti dhe përgëzoi Ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi për organizimin dhe në veçanti studentët nga vendet e ndryshme që sot na nderuan dhe u bënë pjesë të komunitetit të trashëgimisë së kultutore dhe arekologjike në nivel botëror./21Media

Back to top button