Hoti merr pjesë në takimet vjetore të BERZH-it

Ministri Hoti niset në Qipro

Ministri i Financave Avdullah Hot, në cilësinë e guvernatorit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Qipro, ku do të marrë pjesë në takimet vjetore të BERZH-it, që do të mbahen nga data 09 maj deri më 12 maj 2017.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë kësaj vizite Hoti pritet të takohet me Zyrtarë të lartë të BERZH-ës, si dhe me Zyrtarë të lartë të vendeve që janë anëtarë në BERZH./21Media

Back to top button