Hoti-Muratit: Me sa fytyrë del në foltore dhe thu që Kosova është shkatërru qe 20 vjet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë ministri Murati “debaton me fanatizëm”, pasi ky i fundit tha se “diçka që është shkatërruar për 20 vjet, nuk mund të rregullohet brenda një mandati”.

Hoti iu drejtua Muratit duke i thënë se “me sa fytyrë del në foltore dhe thu që Kosova është shkatërru për 20 vjet”.

“Ky me fanatizëm i mbron pozicionet e veta dhe vazhdon me atë propangandën e poshtër, të ultë, po me sa fytyrë del në foltore e iu thu njerëzve që Kosova është shkatërru që 20 vjet, me 13 mijë njerëz të vrarë, e njerëz pa gjymtyrë, me shtëpi, shkolla e rrugë të shkatërruara, ti thu Kosova është shkatërru për 20 vite. Kur i shtron këto në foltore të kuvendit, nuk ka vend për debat aty mandej sepse humb argumenti politik ose ekonomik”, ka thënë ai.

Murati: S’mund të rregullohet për një mandat diçka që u shkatërrua për 20 vjet

Back to top button