Hoti mysafir special në takimin e parë të Grupit të Miqësisë së Kosovës në PE

 

Kryeministri Avdullah Hoti po qëndron në Bruksel ku është takuar me anëtarë të Parlamentit Evropian. Përmes një postimi në Twitter, Hoti ka thënë se gjatë këtij takimi me eurodeputetë është  biseduar me theks të veçantë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sot isha mysafir special në takimin e parë të Grupit të Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Ky takim me antëarët e parlamentit është organizuar nga Lukas Mandl të cilin e falenderoj për përkushtimin për të sjellur Kosovën më afër BE’së, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave”, shkroi kryeministri Hoti në twiter.

Kryeministri Hoti gjatë vizitës zyrtare në Bruksel do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë edhe eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian./21Media

Back to top button