Hoti: Në termocentralin me gaz amerikan do të punësoheshin trefish më shumë, do të kishte furnizim stabil me rrymë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin trefish më shumë punëtorë sesa numri i punëtorëve aktualë në KEK.

Hoti thotë se LDK-ja nuk ka hequr dorë dhe se ai projekt do bëhet prioritet pas 9 shkurtit.

“Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan.  Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Termocentralin Kosova B.

Back to top button