Hoti nga bjeshkët e Rugovës premton përkrahje për bizneset

 

Pas vizitës në komunën e Pejës, kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga kabineti qeveritarë, ka vizituar edhe bjeshkët e Rugovës nga ku u zotua se do të mbështesë turizmin malor.

Hoti theksoi se ndihma për 87 bujtina të kësaj komune, është në planë të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

“Në bjeshkët e Rugovës, për dy qëllime me i ftu të gjithë qytetarët që ta vizitojnë këtë vend dhe me tregu qasjen tonë që do të kemi, si mbështetje për 87 bujtinat e komunës së Pejës. Është bërë një punë e madhe që gjithë këto bjeshkë janë vendosur në hartën Evropiane të turizmit malorë. Këtë vit kanë përjetu kohë jo shumë të favorshme, por shpresoj që tash e tutje të kthehet aktiviteti ekonomik në këtë pjesë…Do t’i qëndrojmë afër me planin tonë për rimëkëmbje ekonomike, bashkë me kryetarin e Pejës kemi një qasje detale se si do ta rimëkëmbin shpejtë pas ndikimit që kanë pasur këto bujtina për shkak të pandemisë gjatë këtij viti”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se pret ndihmën e qeverisë, në mënyrë që siç tha ai bjeshkët e Rugovës të vazhdojnë të jenë promotor i zhvillimit të turizmit.

“Besoj që ndihma e qeverisë do të jetë e mirëseardhur e cila do t’i ndihmojë këto biznese, që të vazhdojnë të jenë promotor i zhvillimit të turizmit në bjeshkët e Rugovës. Besoj që fjala e kryeministrit që do të ndihmohen këtë vit do të jetë kontribut i rëndësishëm për zhvillim të ardhshëm të turizmit malorë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Osman Shala i cili merret me turizëm, tha se për shkak të pandemisë turistët kanë anuluar vizitat.

Ai shtoi se mbështetja nga Qeveria, do t’i ndihmonte në rimëkëmbje.

“Gjithmonë jetën këtu e kemi kaluar, merremi me turizëm familjarë. Turistët e mi vinë nga të gjitha vendet e Botës. Por këtë vit nuk kemi, janë anuluar nga marsi të gjitha vizitat edhe korrikun e kanë anuluar për shkak të pandemisë….Ajo çka kemi nevojë si turizëm, që çdo fshat të bëhet bujtin turistike sa ma shumë aq më mirë, është gëzim i madh që njerëzit po kthehen dhe po ndërtojnë këtu”, tha ai./kp

Back to top button