Hoti: Një qeveri normale nuk ia bën Kosovës këto dëme

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka renditur tri ndodhi, për të cilat ka thënë se “një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme”.

“E përjetuam kohën kur: Kosova përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n, Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesit të Berlinit”, ka shkruar Hoti në Facebook. /21Media

Back to top button