Hoti: Nuk ka kohë për dialog, duhet themeluar institucionet!

I ftuar në emisionin Click sonte ishte deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Hoti foli për bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm për të krijuar Qeverinë e re.

Ai theksoi se negociatat mes tyre kanë filluar mbarë e mirë, me diskutimet për një program qeverisës, duke u dakorduar në masë të madhe për të.

Ai përmendi edhe vonesën e certifikimit të rezultateve që ka ndihmuar në vonimin edhe më të madh të negociatave.

Hoti deklaroi se do të ishte normale që negociatat të vazhdonin deri në fund të dhjetorit, mirëpo tash sipas tij janë në zonën e kuqe.

“Duhet të themelohen institucionet, tash nuk ka më kohë për të dialoguar. Duhet të bëhen diskutimet përfundimtare dhe të dakordohemi se si të lëvizim përpara”, deklaroi Hoti.

Ai më tej ka shtuar se një vendim përfundimtar për kolaicion apo jo mes tyre duhet të vendoset para datës përfundimtare për formimin e Qeverisë, kjo për t’i dhënë mundësi Vetëvendosjes për të negociuar edhe me parti të tjera./21Media

Back to top button