Hoti për Osmanin e Kurtin: Hipokritë që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka quajtur Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti hipokritë dhe mashtrues.
Ai përmes një postimi në Facebook duke përmendur marrëveshjen e 4 shtatorit ka thënë se marrëveshjet me Shtëpinë e Bardhë asnjëherë nuk janë të dëmshme për Kosovën
“Më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, pas pranimit të njohjes nga Izraeli, pata pranuar kërkesën e SHBA-së që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. U patën mobilizuar opozita e atëhershme me akuza për tradhti. Në dhjetor 2021, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, Presidentja si zakonisht nxori vrer dhe urrejtje patologjike për këtë veprim timin. “, ka shkruar Hoti në Fcebok.
Më tej ai ka thënë se , ajo çfarë kishtë bërë unë në Shtëpinë e Bardhë ishte dakordimi me aleatin kryesor të Kosovës për kohën e përshtatshme për aplikim.
“Vetëm mendje të sëmura politike mund të cilësonin akt tradhtie një marrëveshje për Kosovën me SHBA-në të arritur në Shtëpinë e Bardhë. “, ka deklaruar Hoti.
Ai po ashtu ka përmendur shtyrjen e zgjedhjeve në veri ng Presidentja për të cilën ka thënë se ishte pa asnjë bazë kushtetuese.
“Këtë ajo e bëri me kërkesë të ShBA-së pas situatës së krijuar në komunat në veri dhe në koordinim me shefin e saj në Qeveri. Unë e kuptoj se nuk ka pasur zgjidhje tjetër, por krahasoni vetë këto dy situata:Më 4 shtator 2020, ne bëmë veprim strategjik në koordinim me SHBA-në. Ndërkaq, tani SHBA-ja i nxori këta dy anarkistë nga bataku ku kishin rënë, të cilin e kishte përgatitur Serbia me strukturat kriminale në veri. Këta janë vetëm hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre”, ka përfunduar Hoti.
Në anë tjetër sot në ora 11:00 Kosova do të nënshkruajë zyrtarisht aplikimin për BE./21Media

Back to top button