Hoti për Rugovën: Simbol i urtësisë, vizionit dhe lirisë së Kosovës

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka kujtuar ditëlindjen e 81-të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti e vlerësoi Rugovën si një person me urtësi, vizion dhe kulturë politike, duke shtuar se ai i dha Kosovës drejtimin në dërgimin drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Sot është ditëlindja e Presidentit Historik, atit themeltar të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Njeriu që me urtësi, vizion dhe kulturë politike i dha Kosovës drejtimin që na çoi drejt lirisë dhe pavarësisë. Presidenti Rugova ishte simbol i urtësisë në kohë të vështira, zëri i arsyes kur vendi kërkonte maturi, dhe frymëzim për një popull që besonte në liri, pavarësi dhe demokraci. Bekuar qofsh, President!”, ka shkruar Hoti./21Media