Hoti për shtesat e policëve: Më të ulëta se të mëparshmet, përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të policëve

Deputeti LDK-së, Adullah Hoti tha se shtesat për zyrtarët e policisë të propozuara nga kryeministri Albin Kurti janë më të ulëta se shtesat e mëparshme.

“Shtesat për zyrtarët e policisë, të propozuara nga Kurti pas 10 muajve vonesë, janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme. Kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të të gjithë burrave dhe grave në Policinë e Kosovës që janë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë kombëtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”, shkroi Hoti në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur ka prezantuar propozimin për rritjen e shtesave për policë.

Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që nga paga e muajit nëntor.

“Përfshihen shtatë kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë, shtesat për Njësinë Speciale intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt do të kenë 150 shtesë, 120 euro shtesë për Njësinë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksploziv dhe deminim. Pjesëtaret e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtaret e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policët që angazhohen për sigurimin e objekteve do të marrin nga 50 euro”, tha Kurti./21Media

Back to top button