Hoti: Programi qeverisës 2020-2023, program ambicioz, por realist
Hoti ka deklaruar se janë pajtuar për masat që do të ndërmarrin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se çka është biseduar sot në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur në Sharr.
Ai ka bërë të ditur se kanë përmbyllur programin qeverisës 2020- 2023, që është program ambicioz por realist.
“1. Permbyllem Programin Qeverises 2020- 2023, qe eshte program ambicioz por realist,
2. Diskutuam problemet qe kemi gjetur ne secilen ministri, qe jane shqetesuese dhe ne shumicen e rasteve me pasoja fimanciare per shtetin dhe per qytetaret dhe
3. U dakorduam per masat e menjehershme qe duhet te ndermarrim.”, ka shkruar Hoti në facebook.