Hoti publikon letrën dërguar Blinken
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i ka dërguar letër urimi Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, urime për konfirmimin tuaj në postin e Sekretarit të Shtetit. U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike”, ka shkruar Hoti.
Në letrën e urimit Hoti ka shprehur përkushtimin për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.
“Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me Ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit. Kosova është e përkushtuar të punojë me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar Hoti./21Media
Letra e urimit për Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken
I nderuari Z. Blinken,
Në emër të Qeverisë së…Posted by Avdullah Hoti on Thursday, 28 January 2021