Hoti: Qeveria e ka kthyer Serbinë si partner kryesor tregtar të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë se e ka kthyer Serbinë si partner kryesor tregtar të Kosovës në rajon.
Ai ka thënë se gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë. Ai tutje ka thënë kjo për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro dhe deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në -3.9 miliardë euro.
“Gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë. Për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në -3.9 miliardë euro. Thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë, siç po propagandohet nëpër konferenca ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka thënë se nëse analizohet tregtia me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë.
Hoti ia “kujtoi” Kurtit kohën kur rrotullonte kamionët me mallra nga Serbia.
“Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka shkruar Hoti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?