Hoti reagon pasi Kurti refuzoi të përgjigjet për raportet me amerikanët

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës , Albin Kurti ka hezituar të përgjigjet kur është pyetur nga gazetari i RTV21 për raportet me amerikanët dhe presidenten Vjosa Osmani.

Hoti ka thënë se çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës.

“Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-në. Çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës.”, ka shkruar Hoti./21Media

Back to top button