Hoti shpalosi programin qeverisës në Pejë

Premtimet e Avdullah Hotit duartrokiten nga qytetarët e Pejës

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti gjatë turneut njoftues me qytetarët, ka vizituar qytetin e Pejës ku u mirëprit nga banorë të shumtë.

Duke ritheksuar sukseset si ministër gjatë qeverisjes me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, Hoti tha se do të bëjë ndryshimin e madh më 11 qershor për hir të të rinjve, shkruan rtv21.tv

Hoti shpalosi programin e tij qeverisës, ku theksoi përkrahjen për gratë dhe studentët e Kosovës.

Fjalën e mori edhe ministri në detyrë i Kulturës, Kujtim Shala i cili garantoi qytetarët se njeri më të ndershëm se Hoti, siç thotë ai vendi nuk ka.

Një qytetarë i Pejës në fjalën e tij, i premtoi votën Hotit duke i thënë se ai dëshiron një kryeministër që e dërgon atë në Evropë, e jo ta kthej mbrapa në vitet e errëta të 1999-ës./21Media

Back to top button