Hoti: Të përkrahen fermerët në mbjelljen e tokës

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës Bujqësore ‘Krushë’ e cila së fundmi është shpallur ”Evropiania e vitit 2022”, ka deklaruar se çmimet e produkteve që i përpunojnë varen nga çmimet e produkteve bazë që ofrojnë fermerët, për të cilët thotë se duhet të mbështeten më shumë në mënyrë që ta kenë më të lehtë mbjelljen e tokës. Fahrije Hoti e cila këtë biznes e nisi në vitin 2005 fillimisht duke krijuar një shoqatë për të vejat e luftës së fshatit të saj, për t’i ndihmuar të rindërtonin jetët e tyre. Sot Kooperativa ‘Krusha’, e cila prodhon një shumëllojshmëri turshish dhe ajvaresh ka të punësuara 50 gra./21Media

Back to top button