Hoti thotë se hapja e shkollave varet nga situata me virusin

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për çështjen e hapjes së shkollave më 1 shtator. Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministria bashkë me IKSHP-në janë duke përgatitur udhëzuesin për organizimin e vitit të ri shkollor.

Tutje, Hoti ka thënë se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Ai gjithashtu ka theksuar se  edhe komunat do ta kenë pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë situatë.

“Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor”, thuhet në postimin e kryeministrit.

Hoti ka shtuar se janë duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional. /21Media 

Back to top button