Hoti tregon shumën e rritjes së buxhetit

Sipas Sejdiut me 11 qershor synimi i tyre është ta çlirojnë Kosovën

Nga Hani i Elezit, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, këtë herë e dha shifrën prej 3 milardë euro, sa i përket, siç tha, rritjes së buxhetit që do të bëjë ky koalicion, në rast se qeveris vendin.

“Jemi vetëm ne që mund të prodhojmë zhvillim ekonomik në Kosovë… Planifikojmë ta bëjmë 3 miliardë buxhetin…”, tha Hoti.

Isa Mustafa, duke thumbuar koalicionin tjetër, tha se e kane vu në listë të parin Hotin dhe jo të dytin.

Korab Sejdiu nga AKR tha se më 11 qershor janë qytetarët që do ta mbajnë Kosovën gjallë. “Më 11 qershor po synojmë ta çlirojmë Kosovën nga vetvetja”, tha Sejdiu.

Kreu i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi, u shpreh se e veçanta e këtij koalicioni është se ,siç tha, kapiteni i tij është shumë i fortë./21Media

Back to top button