Hoti: Vizita e Osmanit në Mitrovicë është shkelje e rolit kushtetues

Ish kryeministri Avdullah Hoti e ka cilësuar shkuarjen e presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicë, për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë për marrjen e mandatit si kryetar komune, është shkelje e hapur e rolit kushtetues.
Vizita që Osmani ia bëri sot Faton Pecit, sipas Hotit, nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje.
“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, shkruan Hoti./21Media