Hovenier: Duam njohje të ndërsjellë me Serbinë, pa sakrifikuar sovranitetin

Jeffrey M. Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroi të gjithë qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se SHBA-të janë krenare që e quajnë Kosovën partnere dhe mike.
“Të arriturat e Kosovës përgjatë 14 vjetëve të shkurta nuk janë asgjë më pak se mrekulli – demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj”, shkroi Hovenier në urimin e tij.
Ai garantoi se partneriteti i qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së do të vazhdojë vetëm të rritet në vitet e ardhshme. Hoveneir u shpreh se kultivimi i raporteve do të bëhet së bashku duke përmendur këtu edhe një herë dialogun me Serbinë për çfarë tha se duan marrëveshje pa sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial apo shkelur Kushtetutën.
“Dëshirojmë të shohim Kosovën plotësisht të angazhuar në rajon dhe të integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbisë të përqendruar në njohjen e ndërsjellë pa sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj territorial apo shkelur Kushtetutën e saj”, tha Hovenier.
Si hap të dytë dhe të tretë, ambasadori amerikan përmendi përpjekjet e vazhdueshme drejt qeverisjes së mirë dhe duke forcuar edhe më tej institucionet e pavarura të sundimit të ligjit, si dhe me një ekonomi të qëndrueshme dhe dinamike.
Hovenier, duke thënë se partnerët i ndihmojnë njëri-tjetrit, tregoi për ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës, përfshirë, rastin me pandeminë COVID-19./21Media

Back to top button