Hovenier e prezanton Zëvendës Shefen e re të Misionit në Ambasadë

Anu Prattipatin do të të jetë Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane. Këshut ka njoftuar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili ka prezantuar Prattipatin.
“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi pres të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, shkroi ambasadori amerikan në X.
Pleased to welcome Anu Prattipati to Kosovo as the new Deputy Chief of Mission at the U.S. Embassy. Looking forward to working together to advance 🇽🇰 and 🇺🇸 relations. pic.twitter.com/vlc8wb2EsE
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 29, 2024