Hovenier: Grupi ishte i trajnuar e armatosur rëndë nga dikush

(Lajm i përditësuar)
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se individët e përfshirë në sulmin e së dielës, janë një grup i trajnuar dhe organizuar të cilët dikush pas tyre i pajisi me armatim të rëndë.
Hovenier, në prononcimin e tij për media, u shpreh se ka ende gjëra të cilat nuk dihen, megjithatë duhet ruajtur energjinë meqë ndodhë të ketë sulme të tjera.
”Autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë. Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë”, tha ai.
I pyetur nga RTV21 se a do të sanksionohet Serbia pas asaj që ndodhi në Veri, ai the se ende nuk mund të deklarohet lidhur me këtë.
“Nuk mund të flas për pasojat tani, por do të thoja që kanë kaluar vetëm 48 orë dhe ne ende po përpiqemi të kuptojmë se çka ka ndodhur. Janë disa fakte që i dijmë deri në këtë pikë dhe disa gjëra që ende nuk i dijmë, dhe duhet të jemi të sinqertë.”, tha ai.
“Fillimisht më lërë të them, ky është një sulm tepër serioz, incident tepër serioz. Shërbimet e sigurisë të Shteteve të bashkuara po punojnë bashke më shërbimet e sigurisë së Kosovës dhe partnerët tjerë për të pasur një kuptim të mirë të asaj se çka ndodhi dhe motivet e ngjarjes.”, tha Hovenier.
“Kjo është çka ne dijmë, e dijmë që ka qenë një sulm, e dijmë që ai sulm ka ndodhur nga një grup i cili ishte i organizuar mire, ishte i trajnuar, ishte profesional dhe kishte pajisje te shkalles ushtarake. E dijmë qe sulmuesit e vranë një oficer të policisë së Kosovës. E dijmë se ata pastaj shkuan në një vend fetar dhe besojmë që kisha ortodokse serbe thotë që ata erdhën përkundër kundërshtimit të kishës duke përdorur forcë dhe në një mënyrë frikacake e përdoren ketë vend fetar si një vend për të nisur sulme vdekjeprurëse ndaj shërbimeve të sigurisë të Kosovës.”, shtoi ai.
“Ne jemi ende duke bërë punën tonë për te zbuluar se si dhe kush është i përgjegjshëm dhe pse, por do të thosha se ju i keni parë pamjet e te gjithë pajisjeve të shkallës ushtarake dhe planeve që ishin zhvilluar dhe ishin aty, do të thoja që ky nuk ishte një grup i qytetareve individual që spontanisht janë mbledhur së bashku për të shprehur shqetësimet. Ky ishte një grup i organizuar dhe trajnuar dhe kjo do të thotë që janë disa struktura pas tij dhe i kanë dhënë atyre trajnimin dhe pajisjet. Ne do t’i shkojmë deri në fund të gjithë kësaj ngjarje dhe do t’i mbajmë përgjegjës ata.”, tha Hovenier.
Hovenier shkon te presidentja Osmani
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas ngjarjeve të fundit në vend.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura.
Të dielën kur ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Hovenier shkoi në Qeveri për takim me kryeministrin Kurti.