Hovenier: Ia përsëritëm sot Kurtit nevojën e themelimit të Asociacionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar për takimin e tij me kryeministrin Kurti bashkë me zyrtaren e lartë të USAID-it, Samantha Power.
Ai tha se në takim theksuan edhe njëherë nevojën e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si mënyrë për t’i përmbushur të gjitha obligimet që parasheh marrëveshja.
“Bisedë e frytshme me administratoren e USAID dhe kryeministrin Albin Kurti. Të inkurajuar që pamë ecjen e pandalur të Kosovës përpara, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Ne përsëritëm rëndësinë e implementimit të plotë të marrëveshjeve të Dialogut, përfshirë themelimin e AKS-së”, ka shkruar Hovenier./21Media